Vrasja e policit Santiago Malko/ SPAK kërkoi lënien në fuqi të dënimit për ish boksierin, GJKKO shtyn seancën

Ish-boksieri Ilir Selmani nën masa të rrepta sigurie në GJKKO, shtyhet seanca, SPAK kërkon lënien në fuqi të dënimit me 28 vite burg

Selmani aktualisht nën masën arrest shtëpie, pasi skaduan afatet e paraburgimit, Gjykata e Lartë e ktheu për rigjykim në apelin e GJKKO.

Ai është shpallur fajtor nga shkalla e parë si pjesë e grupit “Duka”, që ekzekutuan ish-policin Santiago Malko, raporton gazetari i Syri, Fatjon Gjinaj.

Seanca në apelin e GJKKO u shty, pasi avokatët e Ilir Selmanit nuk kishin përgatitur konkluzionet, ndërsa iu pranua nga gjykata kërkesa për ndryshim të vendbanimit për shkak të kushteve jo të mira ku ndodhet aktualisht.