Aksidenti i rëndë, policia dyshon se drejtuesi i autobusit ka pasur një kolaps shëndetësor

Njw aksident ndodhi ditën e djeshme kur nje autobus doli nga rruga e u plagson disa persona.

Sipas informacioneve nga grupi hetimor, mësuar nga media, policia dyshon se drejtuesi i autobusit ka pasur një kolaps shëndetësor.

Policia ka marrë në pyetje pasagjerë të cilët kanë deklaruar se shoferi ka sinjalizuar se nuk ndihej mirë dhe se kishte shqetësim.

Po ashtu, pasi ka humbur kontrollin dhe ka dalë te korsia e emergjencës, grupi hetimor ka vënë re se nuk ka asnjë shenjë frenimi, pra dyshohet se gjendja e rënduar shëndetësore nuk i ka dhënë mundësi as të frenojë dhe as të ulë shpejtësinë, pasi përplasja ka qenë e fortë me barrierën e hekurit për shkak të shpejtësisë.

Ndërkohë, autobusi ka rezultuar që nuk ka pasur defekt, madje 1 muaj më parë kishte bërë edhe kolaudimin.

Po ashtu, edhe drejtuesi i autobusit 36-vjeçari Redion Hasimi rezulton një shofer i rregullt më parë dhe nuk kishte kryer shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.