Skandali i policisë në protestë, Merko: Uniformat blu reaguan me dhunë ndaj qytetarëve tentuan ti…
Një protestë e paralajmëruar para Kuvendit të Shqipërisë ka marrë një kthesë të papritur, pasi dëshmitë e reja hedhin dritë mbi sjelljen e forcave të rendit ndaj qytetarëve. Ekleva Merko, një mësuese me përvojë 20-vjeçare në sistemin arsimor parauniversitar, e njohur në protestë me pseudonimin 'Zysha', ka ndarë detaje tronditëse nga përplasjet e fundit gjatë një intervsitë në emisionin e mengjejsit Kafe Shqeto në Syri tv.
Sipas raportimeve të saj, protestuesit kanë ruajtur qetësinë dhe kanë ndjekur planin e tyre qytetar, por kanë qenë forcat e policisë ato që kanë nxitur tensionet. Është denoncuar fakti se efektivët kanë ushtruar dhunë fizike, duke tentuar të rrëzojnë në tokë gratë pjesëmarrëse përmes kordonëve të tyre policorë.
Një tjetër detaj i rëndë i bërë publik është prania e policëve të infiltruar me veshje civile. Dëshmitë tregojnë se një grup prej pesë civilësh ka hedhur kapsolla direkt në këmbët e protestuesve. Është sqaruar se qytetarët nuk ishin të pajisur me mjete të tilla piroteknike, por mbanin në duar vetëm vezë si një formë e butë revolte.
Në një moment reflektimi mbi rolin e edukatores, mësuesja ka treguar se nuk mundi ta gjuante vezën drejt atyre që ajo i cilëson si "politikanë të korruptuar", duke përmendur emra si Taulant Balla dhe kryeministri Edi Rama. Etika profesionale dhe shembulli që ajo duhet t'u japë nxënësve çdo ditë në shkollë, u bënë pengesë për të kryer këtë akt, duke e lënë vezën në dorë.
Flavio Qarri: Etleva Merko është me ne në studio. Në fakt ju jeni pjesë e sistemit arsimor, jeni mësuese.
Etleva Merko: Prej 20 vitesh punoj në sistemin arsimor parauniversitar.
Flavio Qarri: Do të doja ta filloja nga ajo që ka ndodhur ditën e djeshme në kuvend, ka qenë një vizitë e paralajmëruar, e dyta në fakt në Kuvendin e Shqipërisë, shkoi apo nuk shkoi ashtu siç duhej?
Etleva Merko: Nga ana jonë shkoi siç duhej, dhe në momentin që policia u tregua jo e drejtë kundrejt protestuesve dhe reagoi me dhunë. Edhe pse aty kishte femra, tentoi t'i rrëzojë në shesh duke bërë ato gardhet me njëri-tjetrin. Dhe ajo që ishte e patolerueshme ishte sepse kishte civilë, të cilët në këmbët tona, pra para këmbëve të mia, është hedhur kapsollë. Nga policia, ishin policë civilë, ishin pesë veta civilë. Kapsolla ne s'kishim dhe në dorë kishim vetëm vezë. Dhe një vezë që unë doja ta hidhja, më mbeti në dorë sepse nga pjesa e profesionit dhe edukata që unë sjell në shkollë çdo ditë, më erdhi turp t'i hidhja atë kokrrën e vezës kundrejt atyre politikanëve të korruptuar që ne kemi në parlament. Pra, kësaj qeverie të korruptuar, dhe veza më ngeli në dorë, nuk e hodha siç e kishim parashikuar për ta bërë. Pra, këta ishim ne protestuesit e dhunshëm në thonjëza, që supozohet dhe që thuhet nga Taulant Balla, nga Rama e nga gjithë qeveria, që nuk e dimë kush janë të korruptuar, ata apo ne që kërkojmë të drejtat tona…