Tërmet me magnitudë 6,0 pranë brigjeve perëndimore të Meksikës

Një tërmet me magnitudë 6,0 ka goditur pranë brigjeve perëndimore të Meksikës të martën, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Tërmeti është regjistruar 75 kilometra në jug-jugperëndim të El Progresos, tha USGS-ja.

Ai ka ndodhur në një thellësi prej 10 kilometrash.

Deri tani nuk ka raportime për viktima apo dëme të mëdha./ AA.