Një tërmet i fortë godet Meksikën, sa ishte magnituda?

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë të Rihterit goditi sot brigjet perëndimore të Meksikës, sipas shërbimit sizmologjik të vendit, Servicio Sismológico Nacional, SSN.

Thellësia vlerësohet në vetëm 5 kilometra, ndërsa epiqendra ndodhet në zonën detare 116 kilometra në jugperëndim të qytetit Guasave, në shtetin e Sinaloa-s.

Deri më tani nuk ka informacione për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale.