VIDEO/ Incidenti në protestë, qytetarët largojnë një grua: Larg patronazhistët nga këtu
Protesta e sotme, e 31-ta në radhë ka pasur edhe një incident të vogël.
Një grua që ishte e pranishme në protestë, është kapur nga qytetarët duke bërë foto. Ata e kanë rrethuar dhe i kanë kërkuar llogari, duke iu drejtuar që të largohej sepse patronazhistët nuk janë të mirëpritur në protestë.
Nga ana e saj, ajo është shprehur se, ishte shqiptare që jetonte në Athinë dhe se ishte gazetare.