Protestuesit thërrasin para kryeministrisë: Rama, Fuck you!

 Një incident u shënua në protestën e sotme.

Protestuesit kanë kundërshtuar një qytetare duke i kërkuar të largohet, dhe thirrur ‘patronazhiste’ dhe ‘turp’,

Më pas nga foltorja një protestues u ka bërë thirrje të pranishmëve në tubim që të mos bien pre e provokimeve dhe të mos devijojnë nga qëllimi i protestës e të tensionojnë situatën. Protestuesi tha ndër të tjera se Rama është kumbar i krimit dhe drogës.

“Rama, kumbar i krimit dhe drogës! Fuck you! Poshtë patronazhistët! Mos bini pre e provokimeve! Sot treguam që as Policia e Shtetit nuk na provokon dot, jo më një patronazhist. Këta njerëz kanë treguar që nga dita e parë se nuk bien pre e provokimeve. Betejën e kemi vetëm me Edi Ramën. Një patronazhist nuk e ka problem të bëhet kurban që të shpëtojë qeveria, por ne e kemi”, tha ai.

Protesta sot