Protesta kundër qeverisë, aktivisti: Kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë, jo mes protestuesve
Një aktivist shqiptar që jeton në Gjermani deklaroi gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë se policia duhet të fokusohet te personat që ai i cilësoi si përgjegjës, duke pretenduar se ata ndodhen brenda institucioneve dhe jo mes protestuesve.
Gjatë fjalës së tij nga podiumi i vendosur para Kryeministrisë, aktivisti tha se qytetarët që protestojnë në mënyrë paqësore nuk duhet të trajtohen si fajtorë, ndërsa kritikoi mënyrën e reagimit të policisë.
“Sot u zgjova në orën 10 në Mynih dhe pashë protestues që tërhiqeshin zvarrë sepse protestuan paqësisht. Policia duhet të kuptojë se kriminelët janë brenda zyrës së Kryeministrisë dhe jo duke protestuar”, u shpreh ai.
Aktivisti foli edhe për një aksident që e cilësoi si “tragjedi kombëtare”, duke thënë se sipas tij vëmendja e institucioneve është përqendruar te protestuesit dhe jo te përgjegjësit.
Aksidenti është tragjedi kombëtare, ndërsa policia është më e impenjaur me protestuesit. Kriminelët që ulen në tavolinën e Këshillit të Ministrave edhe po i kërkon mes nesh.
Erion Veliaj, Olta Xhaçka, Vangjush Dako, Jurgis Çyrbja, Sajmir Tahir etj.
“Meqë policia e di se protesta vetëm njoftohet, unë po them se sonte nuk do të ndahem nga shkallët e Kryeministrisë. Kush të dojë, le të bashkohet”, deklaroi aktivisti.