VIDEO/ Aksident me vdekje në Pogradec-Qafë Thanë, humb jetën shoferi

Tjetër aksident është shënuar në aksin rrugor Pogradec–Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat anësore të sigurisë.

Si pasojë e përplasjes së fortë, drejtuesi i mjetit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa një pasagjer që ndodhej në automjet ka mbetur i plagosur.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Pogradec / Informacion paraprak

Në aksin rrugor ‘Lin–Pogradec’, shtetasi A. I., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. I., ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.