‘Populli dhunohet, Balluku nderohet’, qytetarët nisin protestën e 31-të kundër Ramës
Sot është dita e 31-të e protestës kundër Edi Ramës. Qytetarët janë grumbulluar në Sheshin Skënderbej për të vijuar marshimin e tyre drejt bulevardit përballë Kryeministrisë.
Shumë prej qytetarëve kishin marrë me vete edhe pankarta me mbishkrime kundër qeverisë dhe numrit 2 të Ramës, Belinda Balluku.
Kujtojmë se sot policia e shtetit dhunoi barbarisht disa qytetarë që gjuajtën me vezë makinat e ministrave dhe deputetëve të PS.