VIDEO/ Rrugët përgjakeshin me aksidente! Shefi i Rrugores Tiranë i zënë duke dhunuar protestuesit

Jo vetëm drejtori i policisë së Tiranës Oliger Torba, por dhe shefi i Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë, Komisar Lusjan Zeqaj ishin angazhuar personalisht në krye të dhunës së protestuesve të  cilët ishin vendosur sot paradite para parlamentit.

Syri sjell videon e momentit kur  Komisar Lusjan Zeqaj  angazhohet për të arrestuar personalisht Dritan Goxhajn, protestuesi që lexoi pak ditë më parë në shesh kërkesat drejtuar Edi Ramës,  e para dhe dorëheqja e panegociueshme e tij.

E ndërsa ishte angazhuar për të zbatuar urdhrin e Ramës, shefi i Komisariatit Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë,  nuk shkoi në vendin e aksidentit të tragjik në autostradën Tiranë –Durrës  ku  humbi jetën shoferi ndërsa 12 të tjerë u plagosën.

Ndërkohë drejtori i policisë Rrugore, Perlat Vatoci, bëri dhe deklaratë të pasaktë duke ngatërruar numrin e viktimave por dhe të të plagosurve.

Dy videot janë provë se drejtuesit janë nxjerrë vetë në terren për të zbatuar dhe udhëzuar policët sipas urdhrit të Ramës për të terrorizuar dhe shtypur protestën.

Ja si drejtori i policisë së Tiranës, Oliger Torba, orkestron dhunën barbare ndaj qytetarëve