VIDEO/ Peka: Taulanti nuk ka hallin e iranianëve, para 2 javësh i ka ardhur dosja e kompletuar nga ...
Eksperti i çështjeve të sigurisë Avenir Peka, i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, lëshoi akuza të forta ndaj ministrit Taulant Balla, duke deklaruar se ndaj tij ka mbërritur prej dy javësh një dosje e plotë nga partnerët europianë.
Sipas Pekës, Balla po përpiqet të shmangë vëmendjen publike me deklarata për ‘skenarë iranianë’, ndërsa problemi i tij real lidhet me një dosje që, sipas tij, është dorëzuar tashmë tek autoritetet shqiptare.
Ai shtoi se bëhet fjalë për çështjen e Call Center-ave dhe pretendoi se dokumentacioni i ardhur nga partnerët europianë është i plotë.
Peka komentoi edhe zhvillimet politike në vend, duke paralajmëruar, sipas tij, një përshkallëzim të presionit ndaj protestuesve nga ana e qeverisë. Duke folur për Edi Ramën, ai pretendoi se largimi i tij nga pushteti nuk do të vijë si rezultat i një rrotacioni normal politik.
Ai shtoi se Rama, ka tentuar të negociojë largimin me partnerët ndërkombëtarë, por pa sukses.
‘Taulanti nuk ka problem iranianët. Taulanti ka një problem tjetër më të madh. Sot është e martë, fiks dy javë më përpara, Taulantit i ka ardhur dosja e paketuar nga partnerët. I paketuar, i përkthyer, i noterizuar, i apostiluar, gjithçka gati vetëm për SPAK-un të operojë. Kështu që Taulantit...
Ka ardhë nga partnerët për Taulant Ballën sot e dy javë. Taulantin e ke të paketuar. Kështu që Taulantit i them gjej avokat... të mirë, po të mirë, edhe t'i lërë këto përrallat me...
Për Call Center-at bëhet fjalë, por Taulanti, përveç atyre të tjerave që ka unë po flas për këtë që e kanë sjellë, e kanë sjellë partnerët europianë, e kanë sjellë të paketuar Taulantin. Kështu që Taulantit t'i merret me këto dhe t'i lërë përrallat me iranianë.
Tani skenari iranian nuk është skenar i pamenduar. Unë që jam i fushës e kam ditur sepse e përdori. Por partnerët e Shqipërisë janë këtu, mund të jenë edhe në shesh dhe e dinë shumë mirë se kush është dhe kush nuk është në shesh. Përrallat e Taulantit me iranianë nuk i hanë as shqiptarët, nuk i hanë as partia e vet, nuk i hanë as deputetët e vet, s'besoj që
Po mbrëmë në një studio tjetër kam thënë që nga sot e tutje qeveria do kalojë në akte dhune ndaj protestuesve.
Filloi që mbrëmë te korpusi universitar kur u fut policia brenda korpusit dhe në mënyrë të paligjshme u fut në ambiente dhe hoqën banderolat. Tani, do ta kemi të qartë një gjë, në këto studio dhe ndër vite e kemi diskutuar se si do largohet Edi Rama.
Edi Rama nuk largohet pa dhunë. Jo dhunë që ushtrojnë qytetarët ndaj tij, por dhunë që ushtron ai ndaj qytetarëve.
Çështja e largimit të Edi Ramës nuk është çështje rrotacioni politik. Është më tepër. Nuk është e ekzagjeruar të thuash që as nuk është çështje e përballjes së tij me drejtësinë.
Janë hesapet që ai ka me bandat kriminale dhe me oligarkët ku i ka lekët, dhe janë siklete të tjera që shkojnë përtej llogaridhënies me drejtësinë.
Nga janari i vitit 2025, Edi Rama është munduar të negociojë me partnerët për largimin e tij. Nuk kanë pranuar të negociojnë me të. Është munduar edhe pas zgjedhjeve, është munduar edhe tani.’, tha Avenir Peka gjatë diskutimit në SYRI TV.