FOTO/ Norvegjia me shpresën te Haaland, publikohen formacionet zyrtare të sfidës me Bregun e Fildishtë

Bregu i Fildishtë dhe Norvegjia përballen sot në fazën e 1/16-ave të Botërorit 2026, në një duel ku të dyja skuadrat kërkojnë të shkruajnë histori.

Përfaqësuesja afrikane ka arritur për herë të parë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës dhe synon të vazhdojë rrugëtimin në turne.

Megjithatë, statistikat nuk janë në favor të Bregut të Fildishtë, pasi afrikanët janë eliminuar në të vetmen ndeshje të mëparshme që kanë zhvilluar në fazën me eliminim direkt.

Në krahun tjetër, Norvegjia mbështetet te Erling Haaland, i cili synon të udhëheqë skuadrën drejt një suksesi historik.

Edhe norvegjezët kanë një bilanc negativ në këtë fazë, pasi kanë humbur të dyja ndeshjet me eliminim direkt që kanë luajtur në historinë e Botërorit.

Përballja e sotme do t'i japë fund serisë negative të njërës prej skuadrave, ndërsa fituesi do të sigurojë një vend në 1/8-at e Kupës së Botës 2026.

Takimi nis në orën 19:00 dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.