Greta Bardeli: Protestuesit rrëmbehen në mes të ditës nga njerëz që veprojnë në shërbim të Edi Ramës

Deputetja e PD, Greta Bardeli ka qenë në ambientet e Komisariatit Numër 1 në Tiranë, ku u shoqëruan protestuesit të cilët u rrëmbyen me dhunë nga policia e Edi Ramës. 

‘Kjo është një qeverisje që u përkulet oligarkëve dhe pastrimit të parave’, shkruan Bardeli në reagimin e saj.

Reagimi:

Protestuesit rrëmbehen në mes të ditës nga njerëz që veprojnë në shërbim të Kryeministrit, për t’u ushtruar presion. Ky është i njëjti kryeministër që lejoi protestuesit të tërhiqeshin zvarrë në Zvërnec, ndërsa policia bënte sehir.

Kjo është një qeverisje që u përkulet oligarkëve dhe pastrimit të parave, por tregohet arrogante, e dhunshme dhe hakmarrëse ndaj qytetarëve që ngrenë zërin kundër padrejtësisë, korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.