Protestuesit bëjnë ‘për një lek’ Agron Shehajn, e përzënë nga protesta! Shikoni videon
Një grup protestuesish para Drejtorisë së Policisë kanë përzënë drejtuesin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.
Në videon e publikuar në rrjete sociale, qytetarët duken të irrituar me praninë e Shehajt dhe i kërkojnë të largohet, për të mos përfituar nga protesta.
Qytetari jane perplasur me Agron Shehajn, kreun e partisë Mundesia
'Kur ishte gjithë populli atje pse nuk ishe ti me popullin! Nuk harrojmë ne! S'ka deklaratë politike'
Nuk është hera e parë që Shehaj shfaqet në protestë dhe mundohet të asociohet me qytetarët, tenton të rrëmbejë protestën,e madje bën edhe reel-sa duke u kërkuar të thonë që do ta votojnë si Kryeministër, por qytetarët e përzënë.
Protestuesit ndodheshin para drejtorisë së policisë pasi ishin shoqëruar disa protestues. Policia ndërhyri në mënyrë agresive duke dhunuar fizikisht dhe duke tërhequr zvarrë çdo protestues që ishte para parlamentit paraditen e sotme.