Globalizimi po ndryshon futbollin: Evropa ‘prodhon’ yjet që po udhëheqin Afrikën në Botërorin 2026
Botërori 2026 po konfirmon ndikimin gjithnjë e më të madh të globalizimit në futbollin modern.
Nëntë nga dhjetë përfaqësueset afrikane arritën të kalojnë fazën e grupeve, duke regjistruar suksesin më të madh të një konfederate në këtë edicion.
Një pjesë e madhe e këtij suksesi lidhet me futbollistët e lindur dhe të formuar në Evropë, të cilët zgjedhin të përfaqësojnë vendet e origjinës së familjeve të tyre.
Sipas statistikave, plot 289 lojtarë në Botërorin 2026 kanë lindur në një shtet, por luajnë për një kombëtare tjetër, një rekord absolut në historinë e turneut.
Franca mbetet “furnizuesi” më i madh i talenteve për kombëtaret afrikane.
Nga 98 futbollistë të lindur në Francë që marrin pjesë në Botëror, vetëm 23 luajnë për Francën, ndërsa pjesa tjetër përfaqëson vende si Algjeria, Senegali, Maroku, RD Kongo, Bregu i Fildishtë dhe Tunizia.
Ndikimi i tyre është vendimtar edhe në aspektin ofensiv.
Maroku ka realizuar 83 për qind të golave falë lojtarëve të lindur në Evropë, ndërsa Algjeria 80 për qind dhe RD Kongo 75 për qind.
Shembuj të spikatur janë Ismael Saibari, i lindur në Barcelonë, dhe Riyad Mahrez, i lindur në Francë, të cilët kanë qenë protagonistë për kombëtaret e tyre.
Statistikat tregojnë se shkollimi futbollistik evropian po luan një rol gjithnjë e më të madh në suksesin e përfaqësueseve afrikane në skenën botërore.