Vatër zjarri pranë Aeroportit të Kukësit, ndërhyjnë zjarrfikësit
Një vatër zjarri është shfaqur pasditen e sotme në qytetin e Kukësit, ku flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me livadhe dhe shkurre pranë rrugës së Kënetës.
Sipas informacioneve, vatra është vënë nën kontroll.
Forcat e shërbimit zjarrfikës ndërhynë në terren, duke bërë të mundur neutralizimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së flakëve në zona të tjera.
Fillimisht, era favorizoi përhapjen e zjarrit, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen e efektivëve. Vatra ndodhej rreth 200 metra larg rrethimit të Aeroportit të Kukësit, çka shtoi vigjilencën e autoriteteve.