VIDEO/ Aksidenti tragjik në Tiranë-Durrës, konfirmohet një viktimë, 7 rëndë, mes tyre 1 fëmijë

Rëndohet bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës, ku një autobus doli jashtë rrugë duke u përmbysur, ngjarje e ndodhur rreth orës 15:00 të ditës së sotme.

Sipas informacioneve të fundit, një prej pasagjerëve ka humbur jetën, ndërsa 12 persona janë transportuar në Spitalin Universitar të Traumës.

Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 7 prej të lënduarve ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po marrin trajtim të specializuar nga ekipet mjekësore.

Mes të plagosurve ndodhen edhe një fëmijë dhe një i mitur, ndërsa mjekët po ndjekin nga afër gjendjen e të gjithë të lënduarve.

Njoftimi zyrtar:

Informacion mbi gjendjen e të lënduarve gjatë aksidentit në autostradën Tiranë - Durrës

Në SUT aktualisht ka 12 persona të lënduar, 7 prej tyre në gjendje të rëndë shëndetësore. Përfshirë dhe një fëmijë e një i mitur.

Një prej pasagjerëve ka mbërritur në spital pa shenja jete.