SYRI TV/ Banorët e Baks Rrjollit protestojnë sërish, banorët: Nuk heqim dorë nga prona tona
Banorët e Baks Rrjollit kanë protestuar sërish këtë të martë në vendin ku po ndërtohet një resort turistik. Banorët kanë bërë thirrje edhe një herë që drejtësia të marr nën hetim Fatmir Shpellzën, por edhe Edi Ramën dhe Belinda Ballukun. Nga Rrjolli, protestuesit kanë bërë thirrje që në 4 korrik gjithë qytetarët si dhe diaspora ti bashkohet protestës kombëtare që po zhvillohet çdo ditë në bulevard, përpara kryeministrisë.
Nga SYRI TV
Banorët e Rrjollit janë rikthyer këtë të marte në protestë në zonën ku po ndërtohet resorti turistik. Në mënyrë paqësore, ato kundërshtuan punimet që po kryhen në zonë.
Banorët ritheksuan edhe njëherë se nuk do të ndalen në kërkesat e tyre dhe tokën nuk do e falin.
Në mbështetje të banorëve të zonës, një emigrant nga SHBA tha se ky nuk është ndërtim, por grabitje.
Banorët e Rrjollit janë në protesta prej rreth 5 muajsh.