Aksidenti i rëndë në Tiranë-Durrës/ Furgoni me pasagjerë përfundon në kanal, dyshohet për viktima
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, ku një furgon me pasagjerë ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor.
Sipas burimeve për SYRI-n, dyshohet se si pasojë e aksidentit kanë mbetur dy persona të vdekur.
Në vendngjarje ndodhet policia, ambulanca dhe zjarrëfikësja e cila po bën të mundur nxjerrjen e pasagjerëve nga furgoni.