Berisha në PPE: Shqipëria në krizë, qeveri teknike për zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Politike të Partisë Popullore Europiane (PPE) që po zhvillohet në Vjenë, ka paraqitur një tablo të situatës politike në Shqipëri, duke e cilësuar vendin në ‘krizë të thellë institucionale, politike dhe sociale të dirigjuar nga Edi Rama’ dhe duke kërkuar ndërhyrje të partnerëve europianë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Në fjalën e tij para drejtuesve të PPE-së, Berisha falënderoi Presidentin Ëeber dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PPE-së për angazhimin dhe vizitën në Shqipëri, duke theksuar se raporti i dalë nga ky mision ‘reflekton realitetin dramatik në vend’.

Sipas kryetarit të PD, Sali Berisha, problemi themelor i Shqipërisë mbetet mungesa e zgjedhjeve të lira, të cilat ai i cilësoi si ‘farsë elektorale të dokumentuar nga institucione ndërkombëtare’. Berisha akuzoi Edi Ramën dhe qeverinë e tij se, në prag të zgjedhjeve, ka përdorur shtetin për të deformuar vullnetin e zgjedhësve, duke realizuar mijëra aktivitete publike në periudhë të ndaluar, duke falur gjoba me vlera miliarda euro që kanë ndikuar drejtpërdrejt mbi votën.

Berisha ngriti akuza të rënda ndaj Edi Ramës për bashkëpunim me krimin e organizuar që kanë deformuar proceset zgjedhore dhe ekonominë e vendit.

Gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë Politike të PPE-së, Berisha u shpreh se, kërkesa kryesore është krijimi i një qeverie teknike, që sipas tij do të garantonte kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ai gjithashtu i kërkoi PPE-së dhe partnerëve europianë të rrisin vëmendjen ndaj situatës në Shqipëri dhe të mbështesin protestën qytetare në Shqipëri që po sot ka hyrë në ditën e saj të 31, duke theksuar se ajo nuk është protestë partiake, por një reagim i gjerë qytetar. Berisha e përshkroi situatën në vend si një regjim autoritar ku, institucionet janë të kapura dhe lufta kundër korrupsionit pengohet nga kreu i qeverisë Edi Rama.

Fjala e Kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Asamblenë politike të PPE në Vjenë:

I dashur Dolors, Sekretare e Përgjithshme e PPE.

Të dashur miq.

Së pari, dua të falënderoj nga zemra Presidentin Ëeber, Sekretarin e Përgjithshëm dhe të gjithë përfaqësuesit e partive anëtare, Patrick-un, që erdhën në Shqipëri me kërkesën tonë për të parë gjërat dhe realitetin në terren.

Produkti i kësaj vizite shumë të rëndësishme ishte një raport, një raport që reflekton realitetin dramatik në vendin tim.

Lutja ime modeste për të gjithë ju është që, sa herë të keni kohë e shikoni, është një ndihmë e madhe për ne.

Siç thekson raporti, Shqipëria është një vend me zgjedhje jo të lira dhe jo të ndershme. Në Shqipëri, si në diktaturat autoritare apo totalitare, vota është e vdekur përpara se të futet në kutinë e votimit.

Për të siguruar mandatin e 4-tërt, Kryeministri i vendit në vitin e zgjedhjeve vuri nën arrest dhe procese penale drejtuesit e tre partive kryesore të opozitës. Drejtuesit e opozitës nuk kanë imunitet dhe mund të përballen me drejtësinë në çdo kohë, por kur i arreston në vitin zgjedhor, ti riprodhon modelin e Zaied-it të Tunizisë, i cili bëri të njëjtën gjë për t’u bërë President duke arrestuar tre rivalë nga opozita.

Zgjedhjet ishin të vdekura, votat ishin të vdekura përpara se të hynin në kutinë e votimit, sepse qeveria, duke përdorur të gjitha potencialet, sipas raporteve ndërkombëtare të OSBE/ODIHR, organizoi në shkelje të ligjit 4,300 aktivitete për të ndikuar votën e shqiptarëve, përfshirë edhe ditën e votimit.

‘Giro d’Italia’ pagoi 7 milionë euro një organizate private për të promovuar sportin dhe dashurinë e Kryeministrit për të, etj.

Zgjedhjet ishin të vdekura, votat ishin të vdekura përpara se të futeshin në kutitë e votimit, sepse dy ditë para zgjedhjeve Kryeministri fshiu 10 vite gjoba dhe interesa, të barabarta me 2.1 miliardë euro, duke prekur 200,000 familje dhe 84,000 biznese aktive.

Zgjedhjet u fituan nga kartelet e drogës, sepse ai u dha karteleve më të fuqishme evropiane të drogës listën e 88 deputetëve që në çdo mënyrë duhet të ishin në parlament.

Problemi është si të ringjallim një proces zgjedhor të vdekur? Kjo është me rëndësi themelore për ne, dhe jam mirënjohës që raporti dhe rezoluta sugjerojnë një qeveri teknike, në mënyrë që shqiptarët të kenë mundësi të votojnë si një komb i lirë.

Sot ju keni në rrugët e Tiranës prej një muaji, dhjetëra mijëra, qindra mijëra qytetarë dhe të rinj duke kërkuar fillimit dorëheqjen e qeverisë dhe një qeveri teknike për të përgatitur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

I njëjti Kryeministër po përpiqet ta paraqesë dhe ka dërguar mijëra e mijëra SMS përmes WhatsApp-it dhe të gjitha mjeteve drejt komunitetit ndërkombëtar se kjo është e nxitur ose e organizuar nga Irani.

Nuk ka asgjë të vërtetë në këtë drejtim.

Këta janë qytetarë shumë të përgjegjshëm dhe të rinj që duan të hapin rrugën për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ata janë njerëz realisht shumë të orientuar drejt Europës.

Shqipëria është i vetmi dhe i pari narco-shtet në Evropë. Dhe e di që jo të gjithë bien dakord me mua, dhe e di që ka njerëz që më kritikojnë sepse e them këtë, por unë them të vërtetën.

Them të vërtetën e plotë.

Sot vendi im është eksportuesi i parë i kanabisit në gjithë Evropën.

Sot trafikantët shqiptarë të drogës janë transportuesit kryesorë të kokainës nga Amerika Latine në Evropë, dhe këto janë të provuara. Ata kontrollojnë 64% të tregut të kokainës në Mbretërinë e Bashkuar dhe më shumë se 40% të tregut të kokainës në Gjermani.

Por miliardat e tyre vijnë në vend përmes kontejnerëve dhe autobusëve. Vetëm 10 ditë më parë, tre kontejnerë plot me euro u shkarkuan në portin e Durrësit. Eurot investohen në resorte turistike dhe në ndërtim.

Dhe këto para droge kanë një efekt shkatërrues për kombin tim.

Tirana është bërë qyteti i dytë më i shtrenjtë në raport me të ardhurat në Evropë. Indeksi i ndërtimit në Shqipëri është tre herë më i lartë se mesatarja e Bashkimit Evropian.

Dhe sipas filozofisë dhe mendësisë kriminale të Kryeministrit, droga është para. Ai u thotë ministrave se nuk ka asgjë të keqe me drogën sepse ajo është para.

Është para toksike.

Shqiptarët disa vite më parë ishin njerëzit më të paguar në rajon, tani janë më pak të paguarit në rajon. Tani eksportojnë qindra mijëra ndërmarrje eksportuese kanë dështuar për shkak të eurove të drogës. Dhe shqiptarët po largohen.

Në 10 vite, vetëm në zonën Schengen, sipas Eurostat, më shumë se 1,099,000 shqiptarë janë larguar për në vendet Schengen. Kjo është rreth 45% e kombit.

Unë kërkoj me mirësi dhe vlerësoj shumë zonjën Sekretare të Përgjithshëm të PPE-së që të organizojë një konferencë mbi sektorin e sigurisë, grupin e sigurisë së PPE-së, që të vijë në Tiranë dhe të organizojë një konferencë mbi trafikun e drogës dhe pasojat e tij.

Do të ishte një ndihmë e madhe për ju dhe për ne, sepse kjo situatë është shumë e rrezikshme për rajonin dhe për Evropën.

Media është nën kontroll total. Mediat nuk flasin fare për integrimin në BE. Ata e lavdërojnë ditë e natë Kryeministrin. Dhe tani ka një protestë të jashtëzakonshme. Prandaj mbështetja e kësaj proteste është me rëndësi jetike për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Kjo është në pak fjalë situata e përmbledhur. Në fakt, siç ka shkruar Samuel Huntington vite më parë, më e keqja nga të gjitha diktaturat është mobokracia, sepse mobokracia nuk ndjek asnjë rregull. Dhe në Shqipëri kemi një mobokraci.

Qeveria bllokon çdo lloj luftimi kundër korrupsionit. Zëvendëskryeministri duhej të ndiqej penalisht, por Edi Rama e bllokoi. Prokurori këmbënguli përsëri, por nuk ndryshoi asgjë. Kushdo që i afrohet Kryeministrit nuk ka asnjë shans të hetohet.

Megjithatë, ne jemi shumë mirënjohës për ndihmën e PPE-së. Jemi shumë mirënjohës për AFET, sepse ata votuan një raport, erdhën gjithashtu si mision faktmbledhës dhe votuan një raport shumë, shumë të rëndësishëm për Shqipërinë. Por vazhdimi i kësaj beteje është jetik për të ardhmen e kombit tim, vendit tim.

Faleminderit shumë.