Përballja që shfazoi Carlo Bollinon: Miku i Ramës thyen rekord, nuk e transmeton në median e tij
Në dalje nga seanca e radhës në GJKKO, Jamarbër Malltezi dhe Belind Këlliçi u ndalën për një prononcim për mediat, ku iu bashkua edhe botuesi i Report TV dhe Shqiptarja.com, Carlo Bollino, me të cilin janë në një proces gjyqësor prej disa vitesh.
Mes tyre pati një debat të drejtpërdrejtë para kamerave, ku Malltezi e sfidoi Bollinon lidhur me katër vendime të Këshillit të Ministrave që, sipas tij, ishin personalizuar në favor të gazetarit, si edhe për marrjen me qira të një prone shtetërore për 1 euro.
Malltezi deklaroi se do t'i kërkonte ndjesë publike nëse këto pretendime rezultonin të pavërteta. Por ajo vuri në dukje më shumë sikletin e Carlo Bollinos ishte mostransmetimi live i përballjes para kamerave nga televizioni i tij, Report TV.
Debati:
Bollino: Opozita përveç disa rasteve zotit Berisha me të cilin kam një konflikt 30 vjeçar. Nuk kam asnjë konflikt personal as me zotin Këlliçi që s'do të hesht të rri parë që takoj nga afër, as me zotin Malltezi për të cilin nuk kam asnjë konflikt personal. Megjithatë e qe se ke të drejtësi, atëherë unë ju uroj sukses, faleminderit. Unë do rri këtu ta dëgjoj fjalën tuaj.
Malltezi: Kemi të paktën 5 vite në gjykatë civile që të kam hedhur unë në gjyq, sa për dijeni. Dhe në 5 vite nuk ke ardhur, e ke shtyrë. Pra 5 vite nuk vjen. Nuk vjen në gjykatë civile. Urdhëro ku e kemi. Nuk vjen në gjykatë civile. Nuk do të përballet në gjykatë civile. Pse? Do të vijë aty ku i ka emëruar vetë, aty ku i ka emëruar prokurorët dhe gjyqtarët.
Bollino: Unë jam përballur nëpërmjet avokatit tim...
Malltezi: Po, po, pikërisht, pikërisht. Carlo mos ki frikë nga fjala ime, fjalën kam. Asgjë tjetër, fjalën kam. Atëherë kjo ishte saktësimi... Saktësimi që gjykata civile zgjat, e je në dijeni që të kam 5 vjet që të kam hedhur dhe vononi dhe shtyni gjyqet. Pikë. Tani merremi me thelbin. Pikë. Kjo ishte e thjeshtë. Merremi me thelbin. Thelbi është që prona e fisit Begeja është vjedhur. Prona e fisit Begeja nuk gëzohet nga fisi Begeja. Se kush e ka vjedhur, pak rëndësi ka.
Bollino: A po kjo është e vërtetë, nuk e kam vjedhur unë.
Malltezi: Pak rëndësi ka. Atëherë në rast se është toka e fisit Begeja dhe ka dalë një qiraxhi që thotë e kam marrë me qira tokën, a ia ke marrë me qira pronarit apo ia ke marrë me qira hajdutit Edi Rama? Pikë e parë.
Bollino: Ia kam marrë pronarit, shtetit...
Malltezi: Jo jo, pronar ka aty, sepse një pronar tjetër shteti, në Naureda Veliaj po i jep 3 milionë euro. Një pronar tjetër shteti po i jep 3 milionë euro. Kurse pronari Begeja duhet të shkojë në burg edhe duhet të vritet. Sa për dijeninë tuaj, në tokën...
Malltezi: Më fal mos më ndërprit të dëgjova, të dëgjova dy herë, s'të ndërpreva...
Malltezi: E drejtë, e drejtë, s'të ndërpres. Atëherë kjo është një fëlliqësirë që kemi. Këtë zoti Bolino e quan daçibao. E ka frikë. Çfarë themi? Themi që Begejat...
Bollino: Janë shpifje, jo daçibao, shpifje.
Malltezi: Jam dakord. Mirë. Ta vendosë gjykata. Tani, tokën e Begejave a e gëzojnë pronarët apo e ka vjedhur dikush tjetër? Në rast se nuk e gëzon pronari, a quhet grabitje apo nuk quhet grabitje? Kaq e thjeshtë është. A e ka marrë një zotëri me 4 VKM të personalizuara apo jo? Në rast se nuk e ka marrë, unë publikisht kërkoj ndjesë publike. Në rast se nuk e ka marrë me 4 VKM të personalizuara, a e ka marrë për 1 euro apo ka paguar taksat? Në rast se nuk e ka marrë për 1 euro, publikisht do kërkoja ndjesë publike. Atëherë, Begejat për të marrë tokën e tyre, shkuan 14 vjet nëpër gjyqe. Dhe disa palaço që i ka emëruar Edi Rama këtu, i thanë e ka marrë shteti. 14 vjet për të kthyer pronën. Më pas Begejat u detyruan të blinin me para, objektet e rrënuara dhe të uzurpuara. Proces i cili zgjati katër vite të tjera. Pra, këto merr pronari i ligjshëm. Kurse ai që vjen me duar në xhepa, urdhëro ku e keni, me duar në xhepa, merr me 4 VKM brenda 9 muajsh, të personalizuara.
Bollino: Taksa, vendim... Kam paguar taksa...
Malltezi: Atëherë, a duhet hetuar kjo apo nuk duhet hetuar nga SPAK-u? Kaq e thjeshtë është.
Bollino: Me gjithë atë mund ta bëj një pyetje meqë jemi këtu. Unë jam gazetar. Më fal, a ka ndonjë certifikatë pronësie kjo tokë që ke pasur... Pse nuk e ke dorëzuar në gjykatë?
Malltezi: Tani, meqë unë të mbaroj unë... Po patjetër. E keni tek ky libër, e keni këtu, e keni këtu në pjesën aneks, e keni në pjesën aneks të librit dhe e keni në libër me ISBN. Është pronë e fisit Begeja. E ka pasur që në 38-ën Begejat. Urdhëro ku është plani...
Bollino: Është kaluar me dokumente të falsifikuara, i nxjerr shumë... Unë e kam marrë atë tokë me qira në 2019...
Malltezi: Absolutisht, kjo është shpifje...
Bollino: Hajde përgjigju për gjithë ato akuza që të kam bërë në SPAK. Përgjigju në SPAK. Këtë çështje që e ke të regjistruar. Dhe sot ndoshta do bëj një kallëzim tjetër. Shumë mirë. Nëse vazhdon me këto përralla...
Malltezi: S'kam unë imunitet, këtu jam, vij kur të duash... Siç po e shikoni, zoti Bolino ka stres të madh nga fjala ime dhe zoti Bolino nuk ka durimin të dëgjojë disa fakte. Faktet janë të thjeshta, faktet janë që toka e Begejave është vjedhur sot e kësaj dite. Toka e Begejave është marrë me 4 VKM personale. Normalisht, në rast se ka efekte korrupsioni, janë VKM-të personale.
Bollino: Unë ju falënderoj, tani s'kam...
Malltezi: Jo më prit se unë, vazhdo ti po të duash. Unë nuk të ndërpreva fjalën tënde. Më vjen keq, kaq pa edukatë jeni. Po prit të dëgjosh. Atëherë, kam ardhur unë si Leçjan të vjedh Begeja tokën e Bolinove apo ka ardhur një leçjan ka vjedhur tokën e Begejave? Po pra kaq e thjeshtë.