Media publike franceze: Protestuesit shënjestrojnë Marta Kosin pasi mbështeti Ramën, diaspora lëshon ultimatum
Edhe pse ka kaluar mbi një muaj, protesta në Shqipëri nuk ndalet.
Ndërkohë, jehona në mediat ndërkombëtare është e jashtëzakonshme.
Sipas saj, “në Shqipëri, zemërimi nuk tregon shenja qetësimi”.
“Pasi u shfaq duke mbështetur qeverinë e Edi Ramës, Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është bërë shënjestër në protestat e vazhdueshme në Shqipëri kundër investimeve të familjes Trump-Kushner dhe përvetësimit të burimeve mjedisore,” raporton media franceze.
“Për javë të tëra, dhjetëra mijëra shqiptarë janë ngritur, demonstruar, debatuar dhe shpresuar, pa mbështetjen e qartë të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij, denoncon një kolektiv qytetarësh nga diaspora shqiptare në Evropë, në një letër të hapur drejtuar udhëheqësve evropianë.
Diaspora po mobilizohet masivisht dhe i ka lëshuar një ultimatum Edi Ramës,” vazhdon raportimi i radios publike.