SYRI TV/ Gjyqi për shpifje Klevis Balliu-Armando Lilo, deputeti: Lilo la pa strehë qindra familje
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, u paraqit në gjyqin ndaj biznesmenit Armand Lilo, i cili mungoi.
Balliu akuzoi Lilon se ka lënë pa strehë qindra familje, pasi pallatet e ndërtuara prej tij u shkrumbuan nga flakët, ndërsa nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për ta.
Ai e cilësoi kallëzimin për shpifje ndaj tij si përpjekje për t’i mbyllur gojën opozitës dhe shtoi një tjetër denoncim.
Balliu tha se Lilo pritet të ndërtojë pesë kulla të reja te Liqenit, me leje nga qeveria, ku sipas tij do të pastrohen paratë e drogës.