‘Nxirreni Tao Pallën’/ Protestuesit e kërkojnë në shesh, Balla fshihet skutave të Kuvendit
Taulant Balla është kthyer në një nga figurat më të urryera të protestuesve.
Për këtë arsye, ata kanë kërkuar sot ‘kokën’ e tij përpara parlamentit.
Ata kanë lëshuar disa herë thirrje për t’u përballur me Ballën.
“Nxirreni Taulantin.
Nxirreni Taulantin.
Nxirreni Tao Pallën.
Nxirreni Tao Pallën,” janë dëgjuar thirrjet.
Ndërkohë Balla është strukur në Kuvend.
Kurse disa ministra kanë dalë me makinat luksoze, por janë përballur me zemërimin e protestuesve që kanë hedhur ndaj tyre vezë dhe shishe.