‘Parlamenti i krimit’/ Protestuesit ‘hedhin’ Edi Ramën në koshin e mbeturinave
Përpara Parlamentit, protestuesit përdorën një kosh mbeturinash me simbolikën e kryeministrit Edi Rama, duke e paraqitur si një akt simbolik të refuzimit të qeverisjes së tij.
Aksioni u zhvillua në kuadër të protestës së radhës, ndërsa qytetarët vijojnë prej 31 ditësh protesta të njëpasnjëshme duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit.
Sipas organizatorëve, simbolika synonte të shprehte pakënaqësinë ndaj politikave të qeverisë. Protesta u zhvillua para Parlamentit nën masa të shtuara sigurie.