BE: Kosovës i duhet stabilitet institucional

Shefja në detyrë e BE-së në Kosovë, Eva Palatova ka pritur në një takim drejtoreshën e Zgjerimit të BE-së dhe Fqinjësisë Lindore për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur faqja zyrtare në Facebook e Zyrës së BE-së në Kosovë, teksa ka njoftuar se Superti do të zhvillojë takime edhe me përfaqësuesit institucionalë dhe të shoqërisë civile.

“Kosovës i duhet stabilitet institucional për të përfituar plotësisht nga momentumi i ri i zgjerimit të BE-së, Plani i Rritjes dhe IPA”, thuhet në postim.

Përfaqësuesja e BE-së, Superti, po zhvillon aktualisht një vizitë zyrtare në Kosovë, ndërsa njoftimit, ajo do të zhvillojë të mërkurën takime me përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe të shoqërisë civile, në kuadër të diskutimeve për procesin e integrimit evropian./ RTK.