Arrestohet Emiljano Nina, ishte me një person tjetër dhe gjatë kontrollit u gjet një armë zjarri

Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të martë dy shtetas për armëmbajtje pa leje dhe moskallëzim krimi. Njëri nga të arrestuarit është Emiljano Nina i cili ka qenë bashkë me një person tjetër në një lokal në zonën e 5 Majit dhe gjatë kontrollit u kap një armë zjarri

Arma besohet se i përket shokut të tij por nga policia po shikohet nëse ka pasur dijeni Nina për armën

Burime policore bëjnë me dije se zyrtarisht nuk lidhet me ndonjë sulm ndaj Ilir Selmanit që ndodhet në arrest shtëpie dhe ruhet nga forcat posaçme, por duke qenë se ndërhyrja ka qenë në një zonë të afërt, po verifikohen të dhënat përkatëse.