‘Ndryshimi fillon nga ne’/ Qytetarët mblidhen te Kuvendi, presin deputetët me protestë
Protesta qytetare ka hyrë në ditën e saj të 31-të dhe sot vijon përpara Kuvendit të Shqipërisë, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.
Me sloganin "Ndryshimi fillon nga ne", prej orës 10:00, pjesëmarrësit theksojnë se angazhimi qytetar është themeli i ndryshimit politik.
Protesta zhvillohet në vazhdën e mobilizimit të përditshëm të qytetarëve që kërkojnë përgjegjësi dhe ndryshim.
Në orën 19:00 pritet që qytetarët të dalin sërish përpara Kryeministrisë ku kërkohet dorëheqja e Edi Ramës.