Nesho: Rama është pjesë e një skenari për të goditur politikën amerikane, për të shpëtuar interesat e narko-shtetit

Një analizë e thellë e situatës politike në vend ngre akuza të rënda ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një kameleon politik që manipulon faktorin ndërkombëtar dhe krimin e organizuar për të garantuar mbijetesën e tij në pushtet. Sipas diplomatit Agim Nesho që ishte i ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri tv, kreu i qeverisë është kthyer në një instrument të luftës politike të brendshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u vetëofruar për të fituar mbrojtje dhe një strategji dalëse pas dështimeve me integrimin europian dhe rrënimit të shtetit të së drejtës.

Raportimet e fundit theksojnë se miliona dollarë po investohen nga figura të njohura ndërkombëtare, përfshirë organizata të lidhura me Alex Soros, për të mbajtur në këmbë një sistem të përshkruar si kleptokratik. Kjo mbështetje dyshohet se vjen përmes projekteve si Ballkani i Hapur, që shërbejnë si mburojë për një pushtet të inkriminuar. Situata merr përmasa akoma më të rrezikshme me akuzat se Shqipëria është kthyer në një narko-shtet, ku qeveria ka shkrirë interesat e saj me ato të krimit të organizuar, duke u lidhur deri tek investimet e karteleve të frikshme si ai i Sinaloas.

Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, Nesho tha se pastrimi i parave të pista përmes ndërtimit të kullave dhe dhënies së koncesioneve jashtë institucioneve zyrtare, që kapin vlera deri në 500 milionë dollarë, paraqitet si mekanizmi kryesor që mban gjallë këtë strukturë të errët. Këto lëvizje shihen si një skenar i detajuar për të shpëtuar interesat e narko-shtetit dhe për t'i mbijetuar goditjeve nga politika e ashpër amerikane kundër krimit të organizuar ndërkombëtar, duke rrezikuar në këtë mënyrë të ardhmen dhe integrimin e plotë të Shqipërisë.

Agim Nesho: Kryeministri ynë është një kryeministër klientelist që u shërben të gjithëve vetëm për të mbajtur pushtetin e tij. Po ju keni të drejtë sepse Edi Rama është nga ata kameleonë politikë i cili ndryshon ngjyrat. Herë bëhet përfaqësues, domethënë një lider mysliman, herën tjetër në Jeruzalem hiqet sikur dashuron judaizmin, pas saj është krijuesi i shtetit të parë bektashi, nga gjyshja është i krishterë i përkushtuar që bekon pjesën e mirë të besimtarëve dhe kështu me radhë. Pra është një kameleon politik që përdoret gjithmonë. Është përdorur më përpara, i vetmi në historinë botërore nga liderat e vendeve të vogla në favor të partisë politike të demokratëve në Amerikë, në zgjedhjet elektorale të 2015-ës. Është vetëofruar për arsye se vetëm kështu e mendon që ai mund të avancojë në projektet e tij të mbajtjes së pushtetit në Shqipëri. Pra, unë në 4 qershor edhe me juve e kam diskutuar Flavio, në të ashtuquajturin shkrim që kam bërë "Diktatori i flamingove" dhe kush janë skenarët e tij, dihet që vetë Rama në kushtet e diskreditimit, mospërmbushjes së kritereve për shtetin e së drejtës dhe të funksionimit të institucioneve demokratike në Shqipëri, po rrezikon dhe e ka bërë të pamundur integrimin europian. Pra, ai kërkon që të mbajë një pozicion tjetër, të një viktime, të marrë përkrahjen amerikane për të patur një exit strategy.

Pra, Rama është, duke ju përgjigjur pyetjes tuaj, është pjesë e një skenari që mendonte t'a hidhte duke kontrolluar algoritmin që ngjarjet në Zvërnec dhe protesta e qytetarëve shqiptarë sigurisht do të mbetej nën kuadrin e prishjes së ambientit, mosmbrojtjes së zonave të caktuara të cilat prekin ekosistemet në Shqipëri. Por në fakt kjo gjë i doli jashtë dore, për arsye sepse populli shqiptar, kjo rini heroike, njerëzit kishin arritur në një pikë që nuk e duronin dot arrogancën e një autokrati i cili e kishte kthyer Shqipërinë në shitje. Pra, unë mendoj që Rama është pjesë e këtij projekti. Është pjesë e një projekti për t'u shfrytëzuar edhe një herë në luftën politike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çfarë po ndodh atje? Po të shikosh, pjesa e politikës amerikane po kritikon vetëm Kushnerin, nuk po merret me atë që është shkaktari, i cili ka vetëofruar marrjen e këtyre pjesëve të territorit shqiptar për zhvillim. Pra, fokusi i politikës amerikane, këtë ngjarje në Shqipëri gjithmonë po e kthejnë dhe po e përdorin në luftën politike të brendshme në “mid-term”. Së dyti, po shikojmë që vetë demokratët ose Alex Soros and company, kanë hedhur 103 milionë dollarë për “mid-term”. Domethënë, gjithë ky investim i Alex Sorosit për ta mbajtur Ramën në pushtet nëpërmjet Ballkanit të Hapur, duke i siguruar për një kohë të gjatë një pushtet të inkriminuar dhe kleptokratik, sigurisht do të marri pjesën që i përket atij sepse nuk ka investime kot në këtë botë. Të tëra janë brenda projekteve të caktuara.

Dhe së fundi duhet të them Flavio që Shqipëria nën udhëheqjen e Ramës është kthyer në një narko-shtet. Dihet që politika e presidentit Trump ka hapur luftë jo vetëm në Amerikën Latine ku kartelet dhe krimi i organizuar prek direkt interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe në të gjithë vendet e tjera duke i parë këto si cënim të sigurisë kombëtare. Pra, vetë krimi i organizuar në Shqipëri ashtu si dhe kryetari i organizatës kriminale që drejton Shqipërinë, dihet që janë në favor të goditjes së një administrate e cila nuk ka kompromis në lidhje me krimin e organizuar. Por këtu, projektet kanë vajtur tepër thellë, këtu krimi me drejtimin e qeverisë është shkrirë. Ata të cilët kërkojnë që të pastrojnë paratë në Shqipëri në mënyrë të jashtëzakonshme, ata që po ndërtojnë kulla, sigurisht kërkojnë që pjesa e tyre mos preket. Pra të tëra këto bëjnë të mundur për të thënë që Rama është pjesë e një skenari për të goditur politikën e administratës amerikane, për të shpëtuar interesat e narko-shtetit, për të devijuar ato politika të cilat e kanë inkriminuar Ramën sidomos me investimet e Sinaloas, dhe këtu bëj një parantezë që dhëniet e liçencave që jashtë institucioneve të cilët janë të autorizuar t'i bëjnë këto, dihen që kanë një kosto nga 300 milionë deri në 500 milionë...