Bardhi: SPAK të mos bëjë politikën e Ramës por t’i drejtohet Kuvendit për arrestimin e Ballukut pa vonesa
Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish në lidhje me zhvillimet brenda SPAK mbi çështjen ‘Balluku’, duke i kërkuar organit të akuzës të mos bëjë politikë sipas interesave të momentit të Kryeministrit, Edi Rama.
‘SPAK nuk ka më nevojë për deklarata. Ka nevojë vetëm për një akt: t'i drejtohet, pa vonesa të tjera, Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut’, shkruan Bardhi në Facebook.
Postimi i plotë:
Prokuroria e Posaçme ka vetëm një mënyrë për ta kaluar testin e besueshmërisë në çështjen Balluku: të mos bëjë politikë sipas interesave të momentit të Kryeministrit, të mos bëhet pjesë e makinacioneve dhe llogarive politike, por të zbatojë ligjin.
Për këtë, SPAK nuk ka më nevojë për deklarata. Ka nevojë vetëm për një akt: t'i drejtohet, pa vonesa të tjera, Kuvendit me kërkesën për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut.
Çdo ditë që kalon pa iu drejtuar Kuvendit është një ditë e keqe për drejtësinë dhe për Shqipërinë.