E rëndë/ Ndërrojnë jetë dy punonjës të paraburgimit Nr. 313 në Tiranë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në rregjimin e paraburgimit Nr.313 në Tiranë, ku dy punonjës kanë ndërruar jetë.
Sipas gazetarit Elton Qyno, i pari ka ndëruar jetë Zog Muhametaj, i cili ishte duke bërë instruktazhin e gardianëve që do shërbenin gjatë turnit të tretë.
Hetimet kanë filluar nga SHKB dhe është kërkuar njohja me pamjet filmike të burgut 313.
Tekniku i kamerave Pellumb Vrana, ka çuar pamjet filmike dhe më pas është ulur në një karrige.
Për një moment ai nuk është ndjerë mirë për shkak të gjëndjes emocionale dhe është rrëzuar në tokë...