VIDEO/ Paraguai eliminon Gjermaninë me penallti, surpriza e madhe në Botërorin 2026

Paraguai ka shkaktuar surprizën më të madhe të fazës së 1/16-ve në Kupën e Botës 2026, duke eliminuar Gjermaninë pas gjuajtjeve të penalltive me rezultatin 4-3, pasi koha e rregullt dhe shtesa u mbyllën në barazim 1-1.

Gjermanët dominuan pjesën më të madhe të takimit, por nuk arritën të gjenin rrugën drejt kualifikimit. Paraguai kaloi në avantazh në minutën e 42-të me Julio Enciso, ndërsa Kai Havertz barazoi shifrat në minutën e 54-t.

Në kohën shtesë, Gjermania mendoi se kishte gjetur golin e fitores me Jonathan Tah në minutën e 102-të, por pas ndërhyrjes së VAR-it goli u anulua për faull. Ndeshja u vendos nga penalltitë, ku portieri Orlando Gill u shndërrua në heroin e Paraguait me pritje vendimtare.

Për Gjermaninë gabuan Kai Havertz, Nick Woltemade dhe Jonathan Tah, ndërsa Jose Canale realizoi penalltinë e fundit që vulosi kualifikimin historik të Paraguait në çerekfinale.

Eliminimi i Gjermanisë përbën një nga befasitë më të mëdha të Botërorit 2026, ndërsa Paraguai vazhdon ëndrrën e tij në turne. 

https://www.fifa.com/en/watch/1ObqWjTvyAO5EaR5aAQYbQ ```0