'Rama jepe dorëheqjen!' Protesta e shqiptarëve s'ndalet, sot dita e 30-të, i bashkohen dhe eurodeputetët
Për të tridhjetën ditë me rradhë qytetarët pushtuan bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në Tiranë me kërkeësën për dorëheqjen e Kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
Që në nisje të protestës janë shënuar tensione të forta. Një grup studentësh vendosën në ballkonin e korpusit të universitetit një banderolë gjigande në të cilën shkruhej ‘Ju erdhi fundi dhe Shqipqëria nuk është për shitje”
Por rojet e godinës së universitetit kanë hequr banderolën, veprim i cili ka irrituar studentët dhe protestuesit të cilët janë dyndur brenda ambienteve të universitetit.
Studentët kanë pretenduar se janë mbajtur peng në katin e 5 të universitetit. Pas disa momenteve paqartësie dhe përplasjesh studentët kanë arritur ta marrin sërish banderolën e tyre të cilët e kanë vendosur sërish në korpusin e universitetit.
Teksa protestat antiqeveritare mbushën plot 1 muaj, protestës u janë bashkuar edhe 6 eurodeputetë të cilët të shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit.
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik tha se qeveria duhet të dëgjojë qytetarët e saj dhe jo njerëzit e pasur. Një tjetër eurodeputete deklaroi se shqiptarët janë gati për tu bërë pjesë e Bashkimit Europian por kjo nuk mund të thuhet për qeverinë e Edi Ramës. Eurodeputetja i kërkoi Bashkimit Europian që ti bëjë presion Edi Ramës për të dhënë dorëheqje.
Pas tubimit disa orësh para selisë së Kryeministrisë, qytetarët kanë vijuar siç çdo mbrëmje marshimit e tyre nëpër rrugët kryesore të Tiranës.
Marshimi protestë me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’ sot ishte tek 9-katëshet, rruga e Barrikadave, bulervardi 'Zogu i Parë'. E sot marshimit iu bashkuan edhe 6 eurodeputetët.
Eurodeputetët e pranishëm mbrëmjen e sotme në protestë
Tineke Strik — Holandë
Vula Tsetsi — Greqi
Cristina Guarda — Itali
Nicolae Ștefănuță — Rumani
Anna Strolenberg — Holandë
Jutta Paulus — Gjermani
Ja disa nga pankartat pikante