'Dorëheqje'/ Protesta e 30-të, pas 2 orësh fjalime, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës, marshojnë edhe eurodeputetët

Pas dy orësh fjalime, protestuesit kanë nisur marshimin në kuadër të protestës së 30-të, e cila po zhvillohet mbrëmjen e kësaj të hëne në Tiranë. Gjithashtu po marshojnë edhe eurodeputetët qe mbajtën edhe fjalime në shesh.

Të shoqëruar nga thirrje të vazhdueshme për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, mijëra qytetarë janë larguar nga bulevardi kryesor, duke vijuar marshimin nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ashtu si në protestat e mëparshme, protestuesit e kanë ndryshuar edhe këtë herë itinerarin e lëvizjes.

Protesta është karakterizuar nga pjesëmarrje e lartë e qytetarëve.

Pamjet nga terreni tregojnë turma të mëdha protestuesish që po marshojnë në rrugët e Tiranës, ndërsa thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit vijojnë të dominojnë atmosferën.