Telefonatë Katar–Iran në kulmin e tensioneve rajonale: Diskutohet siguria dhe koordinimi në Gjirin Persik

Zëvendëskryeministri i Katarit dhe Ministri i Shtetit për Çështjet e Mbrojtjes, Saud bin Abdulrahman bin Hassan Al Thani, ka marrë një telefonatë nga ministri në detyrë i Mbrojtjes i Iranit, Majid Ebn Reza, mes rritjes së tensioneve rajonale, transmeton Anadolu.

Sipas një deklarate të Ministrisë së Mbrojtjes së Katarit, dy zyrtarët kanë shqyrtuar zhvillimet më të fundit të sigurisë në rajon dhe kanë diskutuar fushat e koordinimit të përbashkët në dritën e rrethanave aktuale.

Telefonata vjen ndërsa shtetet e Gjirit mbeten në gatishmëri pas përshkallëzimeve të fundit ushtarake që përfshijnë Iranin, SHBA-në dhe Izraelin, si dhe shqetësimeve në rritje për sigurinë detare në rajon.