'Rama jepe dorëheqjen'/ Nis protesta e 30-të kombëtare, protestuesit grumbullohen në sheshin 'Skënderbej'

Ka nisur protesta e 30-të kombëtare kundër qeverisë. Qytetarët kanë nisur të grumbullohen tek sheshi 'Skenderbej' për të marshuar më pas drejt kryeministrisë. 

Pritet që gjatë tubimit të mbahen fjalime.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë deklaruar se protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim, deri në përmbushjen e kësaj kërkese.

Pas fjalimeve para Kryeministrisë, pritet që qytetarët të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit, duke përcjellë mesazhet e tyre kundër qeverisë dhe duke u bërë thirrje qytetarëve të tjerë t’u bashkohen protestës.

Protesta është paqësore dhe organizatorët janë shprehur të vendosur se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesave.