'SPAK të veprojë'/ Çollaku: Edi Rama u ka kontraktuar 5 miliardë euro projekte grupeve të trafikut të drogës

I ftuar në emisionin “Task Force” në Syri TV, gazetari Basir Çollaku deklaroi se dosjet e trafikut të drogës, nxjerrin në pah lidhje me projekte të mëdha ndërtimi në Shqipëri.

Ai u shpreh se projektet, me një vlerë prej 5 deri në 10 miliardë euro, janë kontraktuar nga Kryeministri Edi Rama dhe financuar nga grupe të trafikut të drogës.

Çollaku kërkoi që SPAK të bashkojë hetimet për narkotrafikun me ato mbi projektet e ndërtimit, duke treguar se ekzistojnë prova dhe përgjime që lidhin përfaqësues të politikës, biznesit, medias dhe grupeve kriminale. Ai i bëri thirrje Prokurorisë së Posaçme të ndërmarrë hetime të plota për këtë çështje.

Çollaku:

Duhet të dimë diçka. Duke hetuar këto dosje të trafikut të drogës është zbuluar Zvërneci. Pra, droga na ka çuar te Zvërneci, tek projekti. Nga 523 projekte që janë tek "Albanian Files", ka një gjë interesante, 59% të këtyre projekteve ka të dhëna për zhvilluesit, ndërsa 41 prej tyre është sekret.

Tani, duke pyetur këto njerëz që merren me sistemin e ndërtimit, me arkitektë të dedikuar, 40 deri në 80 euro për metër katror është projektimi.Dhe ne i referohemi kur flitet për miliona metër katrorë. Secili prej projekteve është nga 10 në 30 milionë euro. Dhe 523 projekte shkojnë, 5 miliardë euro... deri afro 10 miliardë euro. Këto para janë kontraktuar nga Edi Rama. Nga ana tjetër, Edi Rama ka gjetur edhe investitorët, jo vetëm i ka çuar tek këto arkitektë.Kush janë këta?

Trafiku i drogës. Të gjitha ngarkesat me tonelata drogë që vijnë, jo vetëm në dosjet e fundit, por vazhdimisht, janë klientët e këtij libri. Pra, SPAK-u duhet t'i lidhë bashkë këto dy dosje se nuk i mban dot të shkëputura. Çfarë ndodh? Interesante me këtë faktin se një nga prokurorët që është në SPAK, ka hetuar Zvërnecin më përpara. Dhe i ka rezultuar dosje pa probleme.

Pa telashe penale.  Po, për çështje tokash. Është hetuar, ka shkuar në strukturën e posaçme dhe do ta ketë prapë nëpër duar, me sa duket. Dhe si erdhi? Cili bord? Mund të shohim një bord të përbashkët mes Albanian Files dhe Arubas? Është, ku marrin pjesë nga Këshilli i Ministrave, nga Parlamenti, nga biznesi, nga media. Ka përfaqësues në këtë tryezë. Nuk është vetëm një tryezë. Janë bërë disa takime, Aruba është, le të themi, samiti konkludues, samiti përfundimtar kur janë marrë vendimet. Ka takime në Antverp, në Monako, në Majorka, pastaj në Aruba. Pra janë zhvilluar katër samite dhe i fundit ka qenë përmbledhësi.

Për secilin prej tyre ka përgjime, prova dhe janë të dokumentuara. Sasia e pjesëmarrësve varionte, por të gjithë pjesëmarrësit kanë përfaqësues ose mungon vetë. Janë një numër i madh, pra: trafikant droge, pushtetar, politikan, përfaqësues biznesi dhe media. Atëherë, të gjithë këta janë njerëz që kanë miqësi të afërt me Edi Ramën. Njohje personale.

Të gjitha këto projekte shkojnë dhe firmosen nga zyra e drejtuar nga Edi Rama. Tani çfarë kemi këtu? Kur kemi rreth 5 miliardë euro projekte të kontraktuara nga ky individ, çfarë do bëjë? Në momentin që prokuroria do vendosë sekuestro, të paktën konservative, për të shkuar më tej në hetim, zotëria u mbetet borxh grupeve të trafikut të drogës 5 miliardë euro. Se arkitektët i kanë marrë paratë.

Ata sigurisht jam i bindur që në marrjen e këtyre parave ata kanë dhënë edhe përqindjet e tyre tek bamirësi.Tek gjëmëmadhi. Tani historia e ekzekutimit të projekteve, se janë ndarë parcelat, se ku do shkojë njëri, ku do shkojë tjetri, të gjithë projektet kanë nga një zonë në Shqipëri. Kanë këto enklavat e veta. Atëherë, këto njerëz që janë të botës së mafias dhe në këto katër takime por edhe të tjera, ku trafikantët e drogës dhe qeveria ulen bashkë. Pra, ata drejtojnë Shqipërinë. Trafikantët e drogës kanë vendosur se çfarë investimesh do të bëhet në Shqipëri.

Dhe Edi Rama u është bindur atyre.Në këtë moment, që Edi Rama do të kthejë mbrapsht fjalën, çfarë ndodh? Cilat do të jenë marrëveshjet e reja mes tyre? Në botën e mafias...

Duke kërkuar për, cila ka qenë marrëdhënia e arkitektëve me pushtetarët që kishin, ekstremisht të themi, kontroll mbi pushtetin. Bonaparti ka pasur 5 arkitektë kryesorë me të cilët ka bërë atë që ka lënë Parisin e sotëm. Sa kishte Musolini? 4. Stalini, 4. Hitleri... 60 studio arkitekture kishte Edi Rama. Se këtu nuk janë... I kam me emra, ja u them me emra këto arkitektë të këtyre që përmenda.Dhe çfarë kanë lënë pas si arkitekturë? Atëherë, cila është marrëveshja e re? Mos të hyjmë pastaj edhe te trafiku me ambasada, se ka punonjës ambasadash që kanë bërë trafik droge, janë disa

.Janë disa... nuk është një.

Janë disa. Atëherë, si do të dalë Edi Rama dhe si do të hyjë SPAK-u në këtë histori? Kjo është gjëja thelbësore. Struktura e posaçme është edhe e kompleksuar në këtë histori se thashë, ka prokurorë. Sot di që ka prokurorë në SPAK që flasin pandërprerë me Ballukun.Që ne presim që ata të flasin në Parlament për të. Jo ndryshe. Kjo është si del Edi Rama nga kjo histori? Me mafian...Vetëm drejtësia mund ta shpëtojë.

Vetëm burgu mund ta shpëtojë Ramën nga zgjidhja e marrëveshjes me mafian. Se ata nuk e njohin...Në këto miliarda euro që janë të kontraktuar, grupe kriminale ku ka dhe përgjime, në të cilat ata bisedojnë, pra njerëzit e bordit po bisedojnë me njëri-tjetrin, 'që ky është duke na shitur tani, si do veprojmë, si do sillemi, si do vendosim'. Kryeministri e di shumë mirë se në çfarë hallesh është.

Dhe, unë si qytetar dhe gazetar, pres SPAK-u ku është? Struktura e posaçme ku është? Kjo edhe duhej sekuestruar, dosjet e tjera i kanë... atë 278-ën me fraksion, duhet të fillojnë tek emrat zyrtarë. Nuk presim ne që të hetohet... njeriu i çikërrimave, deputeti, ministri, biznesmeni, e në fund shpërndarësi i parë. Kjo nuk shkon.