FOTO/ Publikohen formacionet zyrtare, shihni si rreshtohen në fushë Brazili dhe Japonia

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Brazilit dhe Japonisë, e vlefshme për fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës 2026.

Përballja zhvillohet këtë mbrëmje duke filluar nga ora 19:00 dhe pritet të jetë një nga sfidat më interesante të kësaj faze.

Trajneri i Brazilit ka vendosur të zbresë në fushë me skemën 4-3-3.

Alisson është në portë, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Danilo, Marquinhos, Gabriel dhe Douglas Santos.

Në mesfushë do të luajnë Bruno Guimaraes, Casemiro dhe Lucas Paqueta, ndërsa në repartin ofensiv janë Rayan, Matheus Cunha dhe Vinicius Junior.

Japonia i është besuar skemës 3-4-2-1. Suzuki është në portë, me Tomiyasun, Taniguchin dhe Hiroki Iton në mbrojtje.

Në mesfushë aktivizohen Doan, Sano, Kamada dhe Nakamura, ndërsa Junya Ito dhe Maeda do të mbështesin sulmuesin e vetëm Ayase Ueda.

Në stolin e Brazilit bien në sy emra si Neymar, Gabriel Martinelli, Endrick, Bremer dhe Ederson, ndërsa Japonia ka si alternativa Takefusa Kubo, Ao Tanaka, Machino dhe Sugawara.

Brazili konsiderohet favorit për kalimin në çerekfinale, por Japonia synon të shkruajë histori duke fituar për herë të parë një ndeshje me eliminim direkt në Kupën e Botës.