FOTO/ Venezuelë, 21-vjeçari shpëtohet i gjallë pas 106 orësh nën rrënoja
Një 21-vjeçar është nxjerrë i gjallë nga rrënojat në shtetin La Guaira të Venezuelës, pas 106 orësh i bllokuar, falë një operacioni të përbashkët shpëtimi nga ekipet e Venezuelës, Meksikës dhe El Salvadorit.
Lajmin e bëri të ditur presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, i cili tha se i riu, Aaron Levi Cantillo Vargas, u gjet i gjallë nën rrënojat në qytetin Caraballeda. Sipas tij, operacioni u vështirësua pasi mes ekipit të shpëtimit dhe 21-vjeçarit ndodhej trupi i pajetë i një personi.
Bukele njoftoi se Aaron po merr trajtim të specializuar mjekësor, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit do të vazhdojnë punën me shpresën për të gjetur dhe shpëtuar edhe të mbijetuar të tjerë.
Nga ana e saj, presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez, deklaroi se operacioni për nxjerrjen e të riut zgjati 43 orë, pasi ai kishte mbetur i bllokuar nën rrënoja për plot 106 orë.