SYRI TV/ Noka: Keni informacione se ku është Ergys Agasi
SYRI TV
Teksa në komisionin e sigurisë pritet të vinte për raportin drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka ngritur shqetësimin për disa çështje të rëndësishme që prekin këtë institucion. Noka kërkoi nga institucioni i SHISH nëse kishte informacion mbi vendndodhjen e Ergys Agasit, dhe mbi pronësinë e tij mbi mijëra metra tokë në Zvërnec. Deputeti demokrat pyeti dhe në lidhje me prezencën e SHISH në protestën e qytetarëve.
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në Komisionin e Sigurisë i ka ngritur disa pyetje institucionit të SHISH në lidhje me disa çështje të rëndësishme.
Noka ka kërkuar nga SHISH nëse ka informacion se ku ndodhe Ergys Agasi. Gjithashtu ai ka ngritur pyetjen nëse SHISH ka informacion mbi pronat e Agasit në Zvërnec.
Ai akuzoi SHISH dhe se ka nxjerrë forca në protestën kombëtare të zhvilluar prej disa ditësh në Tiranë për të monitoruar protestuesit.
Pyetjet e deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka u bënë teksa në komision po diskutohej një projektligj për SHISH-in dhe pritet të raportojë drejtuesja e institucionit, Vlora Hyseni.