SYRI TV/ Shirokë, rruga me dëmtime dhe gropa, problem për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve

SYRI TV

Në mes të sezonit veror, zona turistike e Shirokës në Shkodër përballet me dëmtime të shumta në rrugë, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e kalimtarëve dhe automjeteve. Por krahas problemeve në lëvizje, segmenti rrugor në qendër të Shirokës, krijon një imazh aspak të mirë edhe për turistët e huaj, ndaj kërkohet ndërhyrje nga instancat përkatëse.

Zona turistike e Shirokës në Shkodër po përballet me dëmtime të ndryshme në mes të sezonit veror.

Segmenti rrugor në qendër të Shirokës ka pësuar dëmtime dhe gropa si pasojë e ujit dhe mungesës së ndërhyrjeve të mirëmbajtjes. Kjo situatë është kthyer në shqetësim për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve të cilët përballen çdo ditë me problematika në qarkullim.

Ata kërkojnë më shumë vëmendje nga bashkia, pasi kjo rrugë mund të kthehet në burim aksidentesh.

Teksa sezoni turistik ka nisur dhe lëvizjet janë shtuar, ky segment rrugor në qendër të Shirokës, përveç vështirësive në lëvizje, krijon një imazh aspak të mirë edhe për turistët e huaj që frekuentojnë këtë zonë.