Ter Stegen largohet nga Barcelona, gjen marrëveshjen e gjigantin holandez

Marc-André ter Stegen është gati të nisë një kapitull të ri në karrierën e tij. Portieri gjerman ka arritur marrëveshje me Ajax-in dhe pritet të transferohet te gjiganti holandez, duke i dhënë fund aventurës së tij me Barcelonën.

Sipas specialistit të merkatos, Fabrizio Romano, palët kanë gjetur akordin dhe zyrtarizimi i transferimit është vetëm çështje kohe. Për 34-vjeçarin, ky transferim vjen pas një sezoni tepër të vështirë, i karakterizuar nga problemet te Barcelona dhe huazimi i mëvonshëm te Girona.

Dikur i konsideruar si pasardhësi ideal i Manuel Neuer dhe një nga portierët më të mirë në Europë, Ter Stegen ka parë karrierën e tij të ngadalësohet për shkak të dëmtimeve të shumta. Gjatë sezonit të fundit ai zhvilloi vetëm tri ndeshje, pasi u përball fillimisht me një dëmtim në shpinë dhe më pas me një problem muskulor në kofshë. Ai nuk arriti të ndihmonte Gironën të shmangte rënien nga La Liga.

Një rol të rëndësishëm në transferimin e tij te Ajaxi ka pasur trajneri i ri, Míchel, i cili ka insistuar për afrimin e portierit gjerman. Dyshja kanë punuar së bashku gjatë muajve të fundit në Katalunjë dhe tekniku spanjoll e konsideron Ter Stegen-in njeriun e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt rikthimit në majën e futbollit holandez.

Me këtë lëvizje, Ter Stegen shpreson të lërë pas periudhën e vështirë të karrierës dhe të rikthehet në nivelin që e bëri për shumë vite një nga portierët më të vlerësuar në futbollin evropian.