FOTO - Braktisi makinën në Qafë Thanë/ Kapet në Përrenjas autori i plagosjes në Pogradec

Gazetarja e Syri tv njofton se disa burim konfirmojnë se është kapur nga policia një person, i cili ka qenë bashkë me autorin kur ka ndodhur plagosja.

Ndërkohë autori Nikolla Agolli është personi i kapur në Përrenjas. U kap nga policia pas koordinimit me drejtorinë e policisë Elbasan.

Mësohet gjithashtu se ata e kanë lënë mjetin e tyre në Qafë Thanë dhe janë larguar me një fugon.

Nikolla Agolli u plagos vitin e kaluar nga Sindi Syzo, vëllai i Brianit, në një berberhane.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të Pogradecit, në janar të 2025.

Lexo edhe: Pamjet nga vendngjarja/ Plagosja në Pogradec, një vit më parë vëllai i tij qëlloi me armë mbi autorin