‘Rama jepe dorëheqjen’/ Me dhjetëra shqiptarë në SHBA vijojnë protestat në Connecticut
Me dhjetëra shqiptarë u mblodhën më 28 qershor në Waterbury, Connecticut (SHBA), në një protestë solidariteti me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri.
Me pankarta në duar dhe thirrje "Rama, jep dorëheqjen!", pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për protestuesit në Tiranë, ndërsa shumë prej tyre u panë të emocionuar gjatë tubimit.
Një pjesë e madhe e protestuesve ishin të rinj, të cilët thanë se dëshirojnë një Shqipëri ku të mund të rikthehen për të jetuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e vendit. "Zemra jonë rreh sot në Tiranë. Dhimbja e tyre është edhe dhimbja jonë", ishte një nga mesazhet që u përcoll gjatë protestës.