VIDEO/ Zjarr i madh pranë fshatit Llakatund, flakët përhapen me shpejtësi
Një vatër zjarri është regjistruar rreth mesditës së kësaj të hëne në Llakatund të Vlorës.
Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e tyre në zona të tjera përreth.
Menjëherë pas njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur dy automjete të shërbimit zjarrfikës, me qëllim izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Forcat zjarrfikëse po punojnë për të vënë situatën nën kontroll dhe për të parandaluar rrezikimin e banesave apo përhapjen e zjarrit në sipërfaqe më të mëdha.