EMRAT/ Vjedhje me dhunë në Sarandë, goditet grupi kriminal

Policia e Sarandës ka kryer një operacion në lidhje me vjedhjet e automjeteve dhe banesave, duke arrestuar 5 persona dhe shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas burimeve zyrtare për SYRI-n, të arrestuar janë:

Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës;
Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë;
Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe në automjete, ndërsa vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal.

Njoftimi i Policisë Sarandë:

Finalizohet operacioni i koduar “Focus”. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjes me thyerje në automjete/banesa gjatë javës së kaluar.

Identifikohen 5 pjesëtarët e grupit që kryente vjedhjet. Kapen dhe vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit.

Sekuestrohen laptop dhe celular, të dyshuar si të vjedhur, si dhe 1 automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u finalizua operacioni i koduar “Focus”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

Në kuadër të operacionit policor të koduar "Focus" u arrestuan në flagrancë shtetasit :

Sherif Dafku, 33 vjeç, banues në Durrës;
Blerim Allaraj, 27 vjeç, banues në Tiranë;
Belik Cengu, 32 vjeç, banues në Tiranë dhe Eusedio Dumbollari, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi Olsi Shehu, 39 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje në banesa dhe në automjete.

Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë.

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.