‘Michael’, filmi biografik më fitimprurës i të gjitha kohërave
Filmi biografik i këtij viti për Michael Jackson u bë gjithashtu biografia muzikore me të ardhurat më të larta, pasi kaloi më herët këtë muaj filmin “Bohemian Rhapsody” i të vitit 2018.
Filmi biografik i Antoine Fuqua për Michael Jackson është bërë biografia me të ardhurat më të larta në historinë e kinemasë, duke arkëtuar 977.4 milionë dollarë në mbarë botën dhe duke kaluar “Oppenheimer” të Christopher Nolan, fitues i çmimit Oscar.
“Oppenheimer” arkëtoi 975.8 milionë dollarë në mbarë botën, sipas Box Office Mojo, dhe më pas fitoi shtatë çmime Oscar, përfshirë Filmin më të Mirë, Regjinë më të Mirë, Aktorin më të Mirë dhe Aktorin më të Mirë Dytësor.
Më herët këtë muaj, “Michael” kaloi “Bohemian Rhapsody” si biografia muzikore me të ardhurat më të larta. Tani, në javën e tij të 10-të në kinema, shifra prej 1 miliard dollarësh duket pothuajse e pashmangshme.
I publikuar në prill 2026, “Michael” ndjek ngjitjen e Michael Jackson nga fama si fëmijë me The Jackson 5 deri te shndërrimi në “Mbretin e Popit”. Pavarësisht suksesit në arkëtime, filmi është kritikuar ashpër se nuk prek disa nga aspektet më problematike të jetës së Jacksonit.
Reagimi kundër filmit erdhi sepse ai nuk trajton akuzat për abuzim seksual ndaj fëmijëve, të ngritura ndaj yllit para vdekjes së tij në vitin 2009. Sipas raportimeve, një version i mëhershëm i filmit i trajtonte këto akuza, por avokatët e pasurisë së Jacksonit e ndaluan, duke favorizuar një qasje më të pëlqyeshme për publikun. Kjo çoi në rixhirime të gjata, që thuhet se u financuan nga pasuria e Jacksonit.
Një vazhdim i “Michael” thuhet se është në zhvillim, me Adam Fogelson, kreun e Lionsgate, që ka treguar se pjesa e dytë mund të xhirohet këtë vit ose në 2027.
I pyetur se çfarë mund të përfshijë vazhdimi, Fogelson përmendi si shembull performancën e Jacksonit në pushimin e Super Bowl të vitit 1993.
I pyetur me këmbëngulje nëse vazhdimi do të përmendte akuzat ndaj Jacksonit, nëse vazhdimi do t’i përmendte akuzat ndaj Jacksonit, ai tha: “Është një pyetje vërtet e ndërlikuar dhe nuk jam i sigurt se unë jam personi më i përshtatshëm, apo se tani është koha më e përshtatshme.”/ Euronews.