Vrau vëllanë për tokën/ Durrës, gjykata cakton ‘arrest në burg’ për Muharrem Rreshkën
Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Muharrem Rreshkën, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Eqerem Rreshkës.
Sipas hetimeve, konflikti mes dy vëllezërve kishte në qendër mosmarrëveshje për pronësinë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Agonas të Kavajës. Sipas të dhënave paraprake, një debat mes dy vëllezërve u përshkallëzua, ndërsa Muharrem Rreshka dyshohet se e goditi me thikë vëllain e tij, Eqerem Rreshkën, duke i shkaktuar plagë fatale.
Viktima humbi jetën si pasojë e plagëve të marra. Pas arrestimit të tij, Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.