‘Projekti i Zvërnecit që në 2022’/ Balla sfidon protestuesit: Siç shembëm stadiumin do ta bëjmë…

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mbrojti investimin e parashikuar në Zvërnec, duke deklaruar se projekti do të realizohet dhe duke hedhur poshtë pretendimet se ai mund të lidhet me pastrim parash.

Gjatë konferencës për mediat dhe pyetjeve të gazetarit të SYRI-t, Klajdi Bodlli, Balla i cilësoi si "antishqiptare" përpjekjet për të diskredituar projektet e zhvillimit në vend dhe akuzoi kritikët se po përhapin lajme të rreme.

Pyetje-përgjigje:

Bodlli: Ndërkohë ka dalë një, dosja e Shqipërisë quhet, ku disa arkitektë flasin në emër të Shqipërisë dhe aty na tregojnë projektet që Shqipëria do të realizojë. Midis tyre është dhe ky i Zvërnecit, i projektuar që në vitin 2022, dhe që nuk rezulton që të jetë një kompani amerikane dhe dhëndri i presidentit Donald Trump, por një kompani shqiptare. Çfarë garancie kanë qytetarët shqiptarë që ky projekt ka investitorë amerikanë nuk do të përdoret për pastrimin e parave të drogës, siç ka ndodhur me kullat në Tiranë që i vërtetoi operacioni i SPAK-ut? Dhe nuk do mësojmë si Marina e Durrësit që pallatet po zhyten pa u ngritur akoma.

Taulant Balla: Ja... ja si dalin lajmet e rreme. Ja si dalin... nuk është e vërtetë që Marina e Durrësit po zhytet.

Bodlli: Kanë dalë pamjet...

Taulant Balla: Të lutem, të lutem tani. Të lutem aty dhe kërkoji televizionit tënd që në ditët në vijim, ku inagurohet një pjesë e madhe e saj, të jesh aty dhe të shkosh dhe të freskohesh në pishinën më të madhe në Ballkan, të lutem. Po mirë lajmet, po kam parë plot nga lajmet, e vërteta është kjo te të rremet, që aty do të jetë pishina më e madhe në Ballkan, jo në Shqipëri. Ndërkohë që godinat janë mirë e bukur dhe jeta vazhdon. Nuk është e vërtetë, është gënjeshtër të thuash që të gjitha këto ndërtesa të bukura në Shqipëri qenkan me dyshime për pastrim parash. Nuk e përgjithëson dot në 100, 200, 500 godina, një apo dy. Është e pandershme dhe është antishqiptare gjithë kjo përpjekje për të bërë pis. Tani ne këtë gjë e kemi parë, po ju marr një element, mbani mend kur ndërtohej stadiumi Air Albania. Sa shumë rezistencë kishte dhe sa shumë historira u thanë, "po na prishen shkallët", "po na ikën ajo godinë spektakolare", ku përveçse lavazheve nuk kishte ndonjë gjë tjetër për të qenë spektakolar në stadiumin Qemal Stafa. Ndërkohë që aty tani është një hotel.